NJOFTIM PER SHTYP
Berisha: Erion Veliaj me 5 drejtorët e tij ka vjedhur 30 mln euro prokurime publike. Paratë e Rrugës së Arbrit po i vjedh Olsi me Demin dhe Gjokën
Të dashur miq!
Këto ditë keni dëgjuar se u bënë disa kontrolle te zyrtarët e Erion Veliajt.
A e dini ju se çfarë janë ato?
Belind Këlliçi ka denoncuar që në maj të vitit të kaluar kompaninë e famshme ‘5D’.
‘5D’ do të thotë 5 drejtora. 5 drejtora të bashkisë me në krye Erion Veliajn, kanë vjedhur 30 mln euro prokurorime, para publike me familjarët e tyre.
Po rruga e Arbrit.
Të dashur miq!
Rruga e Abërit, kur e dorëzuam në vitin 2013, ishin pa ndërtuar gjithsej 27 km. 32 km ishin të përfunduara.
Çfarë po ndodh me 27 kilometrat. Me 27 km e rrugës së Arbrit e gjerë 10-11 metra, po i shkon çmimi fiks sa Rrugës së Kombit e gjerë 27 metra në akset e saj.
A ka vjedhje më të madhe?
Shikoni pse. Kur të shihni Gazin dhe Olsi Ramën do të shikoni tabelat mbrapa, ‘Gjoka Kompani’. Pra paratë po i vjedh Olsi me Demin bashkë me Gjokën dhe çmimi i rrugës ka kaluar në ato 27 kilometra në 11 milionë dollarë kilometri.
Të gjitha këto e tmerrojnë Edi Ramën ndaj dhe ai bën çdo gjë të mbajë pushtetin me çdo kusht sepse e di, se ndëshkimi për këto vjedhje do të jetë i jashtëzakonshëm për të dhe organizatën e tij kriminale.