Nuk na jepnin kartelën e varrimit/ familjari i 11-vjeçarit Denis Almadhi tregon ndërhyrjet për të mos bërë denoncim

0
137

Denis Almadhi ndërroi jetë në moshën 11 vjeçare gjatë një ndërhyrjeje estetike në qepalla.

Mungesa e medikamentit dentrolen që duhej të përdorej në castin kur fëmija gjatë operacionit u prek nga hipertermia malinje, u konsiderua nga gjykatat si mjekim i pakujdesshëm.

Familjari i 11 vjeçarit, Maliq Hasmuça tregon për podcastin “Fol” të Anila Hoxhës, të transmetuar në Top Albania Radio, se situata në spital teksa fëmija kishte ndërruar jetë, mori një kthesë pasi mjeku roje nuk pranoi të firmoste raportin e varrimit.

Ai thotë se familjarët e djalit të vogël fillimisht ishin kundër bërjes së një denoncimi.

Maliq Hasmuça: Nuk e dimë. Më dha dhe natyra një fuqi të mbinatyrshme si të thuash. I Thashë Fatmir “djalin ta kanë vrarë”. Më pa njëherë kështu. Ishte i ngrirë. “Do bëjmë denoncim”- i thashë. Jo , tha nuk bëj denoncim . Do të bëjmë denoncim-i thashë. “Nuk e torturoj më djalin-tha. Boll e torturova. Jo autopsi, jo andej këndej”. Mirëpo aty u krijua edhe pak , mënyra si u reagonte ky dhe mënyra si reagoi ai ishte në kundërshtim në mendim me njëri-tjetrin. Por e vërteta ishte që duhej bërë denoncim. “Dëgjo këtu djalë-, i thashë, nëqoftëse fëmija varroset nuk e zhbën më.

Ky fëmijë bën apel për drejtësi”. Jo -tha nuk e bëj. Erdhëm mjekët tre, mjekë ishte ky kryetari i shoqatës dhe dy mjekët , u futën në një sallë . Edhe fillova të intervistoj mjekët . Filluam të bëjmë historikun . I thashë, “jemi përballë një fakti. Ju lutem shumë i bëtë të gjitha ekzaminimet , para se fëmija të hynte në reanimacion”? Po- tha. Kush ishte rezultati i analizave dhe i ekzaminimeve ? Shumë i mirë. Pse vdiq fëmija ? Pësoi hipertemi malinje. Pse nuk vepruar me kundër-reaksion të hipertemisë me kundër ilace? Po-, tha, na mungonte detorleni , e kërkuam por nuk e gjetëm. Pse e futët fëmijën në operacion pa patur medikamente përkatës? Po-e kërkuam në Kosovë, e kërkuam këtu, e kërkuam aty ,nuk e gjetëm , nuk na erdhi

Pra spitali jo vetëm që nuk kishte medikamente por nuk e njihte fare protokollin e mjekësisë shqiptare këtë lloj medikamenti . Të gjithë opinioni m”u vu kundra kësaj situate që unë kërkoja të bëja denoncim. Si nuk e cajmë, çfarë do kërkojmë. Dhe në një farë mënyre edhe unë u tërhoqa. Dhe më vonë , njëri nga njerëzit nga ana e të ëmës , vjen dhe i thotë mjekut roje aty , tashti u bë si u bë, n’a jep atë fletën e varrimit dhe raportin e varrimit dhe të ikim, se edhe fëmija.. Po torturohen njerëzit, andej këndej. Jo, thotë ky, në asnjë mënyrë nuk e jap. Bën vaki që pas 10 vjetësh, dikush kujtohet dhe bën një padi dhe kush ka firmosur filani. Nuk është detyra ime. Ata që kanë bërë operacion, ato të japin kartelën. Unë nuk jap dokument për këtë punë. Aty pastaj e mblodha veten edhe e marr në telefon direkt policinë.

“Bëni kompromis me mjekët dhe mbylleni”, familjari i

Denis Almadhi

Anila Hoxha: Njoftove policinë pa lejen e prindërve?

Maliq Hasmuça:Pa lejen e prindërve. Kemi patur shumë ndërhyrje qoftë edhe nga gjyqtarët , qoftë edhe jo u bë si u bë. Jo, mos u merrni me këtë. Jo andej , këndej. Mund ta them edhe me emër po të jetë nevoja. Ma ka thënë në zyrë, “Maliq lëre këtë punë. Tani ato lekë që do marrin avokatët, bëni kompromis me mjekët , jo bëni këtë . Se edhe mua më ndodhi me motrën kështu”. Nuk e kemi në rend të ditës apo në referi punën e dëmshpërblimit. Për ne, ekziston të vihet drejtësia në vend . Që ai fëmijë të prehet i qetë.

Anila Hoxha: Është vënë drejtësi në vend?

Maliq Hasmuça: Jo, drejtësia nuk është vënë në vend sepse mjekët nuk u gjykuan për atë krim që bënë që nga oficeri i policisë gjyqësore që i ka tjetërsuar komplet realitetin, që tek prokurori që ka ndjekur cështjen , që tek gjyqtarët që ka gjykuar cështjen ose gjithë rrjeti gjyqësor. Këtu tek ne, nuk vlerësohet shumë jeta e njeriut. Duhet të ushtronin kontroll mbi këto mjekë nga janë , pse vijnë, cfarë bëjnë etj etj gjëra .Por këtu kishte kompromis që nuk hyjmë dot në këto gjëra. Dhe kjo nuk u bë nga institucioni dhe ne punën, luftën nuk e kishim me mjekët dhe ne skemi paditur mjekët në gjyq, ne kemi paditur institucionin.

Anila Hoxha: Në çfarë faze është procesi civil tani ?

Maliq Hasmuça: Procesi civil tani është në gjykatën e apelit që akoma nuk ka përfunduar. Janë dy faza në gjykatat e apelit që akoma skanë përfunduar.

Anila Hoxha: Cilat janë këto 2 çështjet?

Maliq Hasmuça: Është faza e parë denoncimi i familjes , faza e dytë denoncimi që kanë bërë gjyshërit , gjyshet.

Anila Hoxha: Kishit informacion ju si familjarë të Denisit , se cfarë ishte dëmshpërmblimi?Paguat ju një taksë , një tarifë shtetërore? Paguat ju ekspertët ?

Maliq Hasmuça: Vetëm se duhet të vendosej garancia mbi shumën që pretendohej, ishte 1 përqind e kësaj shumë . U depozitua nga familja 1 përqind i vlerës që kërkohej , në konsultë me ekspertët deri këtu shkon kjo. Packa se gjykata pastaj. Jemi këtu me gjykatën që dha minimunim e asaj vlerë që caktuan ekspertët.

Anila Hoxha: Ekspertët i paguat ju apo?

Maliq Hasmuça: Po, eksperët i paguam ne, por mbasi u mor vendimi i apelit sepse është ekzekutuar faza e parë në apel , paçka se është në gjykatë të lartë. Drejtësia sipas këtyre që kanë thënë, po janë jo ajo drejtësi që duhet të jetë. Jo ajo drejtësi reale që duhet të jetë. Është një drejtësi e manipuluar, e kompromentuar nuk e di si mundet sepse edhe ata që janë në drejtësi edhe ata janë njerëz. Po varet sa e ndjen anën njerëzore.

Anila Hoxha: A ua vendosën në dispozicion të gjithë protokollin, të gjitha kartelat, dokumentacionin?

Maliq Hasmuça: Ato nuk na i vendosën ne, por ua vendosën në dispozicion prokurorisë, policisë gjyqësorë dhe kjo na motivonte që ne të këmbngulnim që kjo cështje të shkojë deri në fund.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here