Shkarkohet presidentja e Urdhrit të Psikologut/ Këlliçi: Duke u marrë me qoka politike në fushatë elektorale, la pas dore administrimin e urdhrit !

Pak orë më parë u njoftua se psikologët e Shqipërisë kanë mbledhur këtë të shtunë në kryeqytet Asamblenë e Përgjithshme, ku kanë kërkuar shkarkimin e presidentes Valbona Treska, pasi sipas tyre ajo ka uzurpuar urdhrin. Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe anëtari i PD Belind Këlliçi, i cili përmes një statusi në Facebook risjell dhe një herë në vëmendje reagimet e shumta që mori gjatë fushatës elektorale për posterin e tij, ku nuk munguan as komentet e presidentes Treska.
“E shkarkuara gjeti kohën për qoka politike në fushatë elektorale, por la pas dore administrimin e urdhrit”- ironizon Këlliçi në postimin e tij
Pas traumës emocionale që pësoi nga posteri im elektoral kundër korrupsionit, mësohet se presidentja e Urdhrit të Psikologut ka pësuar dje një tjetër tronditje të fortë.
Është shkarkuar njëzëri nga kolegët e saj. Janë 20 pika ku kolegët adresojnë të gjithë keqadministrimin e urdhrit. E shkarkuara gjeti kohën për qoka politike në fushatë elektorale, por la pas dore administrimin e urdhrit.
Uroj që stresi post-traumatik të kalojë lehtë dhe nën kujdesin e profesionistëve!
Kjo ngjarje e djeshme në Urdhrin e Psikologut, më sjell në vemendje një rast analog. Një tjetër i shkarkuar endet nëpër Tiranë, e u thotë njerëzve jam kryetar e do bëhem kryeministër…
Share it :