Videoja/ Nën efektin e alkoolit, shikoni si harbohen Damian Gjiknuri dhe Gjergj Luca

Aktivisti Oligert Musta ka publikuar një video ku dallohet ish-ministri Damian Gjiknuri, i përfshirë në përgjimet e blerjes së votave në Dibër dhe investitori strategjik i ‘rilindjes’, Gjergj Luca, të cilët festojnë në mënyrë të pahijshme nën avujt e alkoolit.

“Dy përsonazhet që shihni duke u harbuar me taksat e qytetarëve janë subjekt i SPAK! Megjithatë Gjergj Luca është biznesmen por Damian Gjiknuri është zyrtar i zgjedhur me votë, deputet dhe ish ministër që ka pasur në dorë taksat tuaja ku është pasuruar, ku ka abuzuar por e ka luksin të harbohet pasi drejtësia prej tyre kontrollohet”, shkruan Musta në Facebook.

Reagimi i plotë nga Oligert Musta:

“A ka moral politik Damian Gjiknuri subjekt i “SPAK”ut për dosjet 184,339, skandali i inceneratorëve dhe investitori strategjik të gjitha në hetim të jetë bashkëkryetar i komisionit të reformës “ZGJEDHORE”.

Dy përsonazhet që shihni duke u harbuar me taksat e qytetarëve janë subjekt i SPAK.

Megjithatë Gjergj Luca është biznesmen por Damian Gjiknuri është zyrtar i zgjedhur me votë, deputet dhe ish ministër që ka pasur në dorë taksat tuaja ku është pasuruar, ku ka abuzuar por e ka luksin të harbohet pasi drejtësia prej tyre kontrollohet.

Sali Berisha dhe Abi Malltezi nuk kanë asnjë akuzë për shitblerje votash, shantazhim, intimidim zgjedhësish por izolohen vetëm e vetëm si kundërshtarë të sektit të rilindjes.

Ai që merr pronën e tij arrestohet ndërsa Damiani që grabit pronat e “Butrintit” harbohet!

Kjo është drejtësi me 7 standarte!”, shkruan Musta  tekasa publikon videon:

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *