Xama: Bankat të implikuara në pastrimin e parave në Shqipëri

0
138

Shqipëria vijon të mbetet një ndër vendet me nivel të lartë të pastrimit të parave.

Sipas disa raporteve, bankat janë në krye të listës, pasi përdoren për transferta të mëdha parash, duke nxjerrë shumicën e tyre jashtë vendit.

Gazetarja e ekonomisë Ola Xama, shpjegoi në “Bilardo në MCN”, skemën e implikimit te bankave në pastrimin e parave në vend.

Sipas saj, nga 11 banka në vend, asnjëra nuk del me risk të ulët, gjë që sjell dyshime në këtë fakt.

Nuk është vetëm Shqipëria që e bën pastrimin e parave nëpër banka. Para dy vitesh kemi një shumë të madhe pastrim parash nga Europol, si është ‘Deutsche bank’ mori gjithë atë gjobë.  

Jo se ndodh aje dhe është normale, kjo nuk është normale fare, por transferimi i parave kryesorja bëhet përmes bankave, instrumentet e kontrollit si nga Agjencia e Inteligjencës Financiare si nga Banka e Shqipërisë duhet të ketë transparencë, jo disa gjëra ti shohin dhe ca mos ti shohim. Sepse ka mbyllje syri, patjetër, sepse kur sheh në fund vlerësimin e riskut të sistemit bankar në çështjet e pastrimit të parave, nga 11 banka që janë sot, asnjëra nuk ka riskt të ulët. 6 janë më riskut të lartë, të tjerat janë me risk të mesëm”, shpjegoi Xama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here