Xama: Në 10 vjeçarin e fundit vendi prodhoi recension. Nga 10 bukë dikur, sot blejmë 8!

Viti që kaloi, la pas vetes një ekonomi shqiptare me sfida jo të vogla për jetesën në vend.

Kjo për gazetaren e ekonomisë Ola Xama e ftuar në emisionin “Bilardo në MCN”, kjo dukuri po përcillet në 10 vjeçarin e fundit, që me tërmetin, pandeminë dhe luftën në Ukrainë. Të gjitha këto prodhuan një recension të lartë.

Po ta shohim në kontestin shqiptar, ne jemi një brez që kemi kaluar goxha krizë, kriza e vitit ’97, qe dha një goditja shumë të madhe për ekonominë sepse kishim skemat piramidale, pastaj fillimvitet e ‘90ta infkacioniste dhe çmimet dolën jashtë realitetit dhe pati disa vite vuajte dhe sakrificë të familjeve shqiptare, me pas kemi ’97, goditje në ekonominë në vend.

Dhe nëse marrim në dhjetëvjeçarin e fundit, patëm tërmetin që një tremujor prodhoj recension, patëm pandeminë që pati recension dhe së fundmi patëm krizën nga lufta Rusi-Ukrainë, të inflacionit të çmimeve. Dhe çfarë ndodh e inflacionin e lartë të çmimeve- vetëm varfëron”, shpjegoi Xama.

Për sa më lartë, gazetarja Xama, thotë se nga dikur kur me 1000 lekë, blije 10 bukë, sot i merre vetëm 10, që do të thotë se blen më pak.

“Fitojnë importuesit, grosistët dhe një familje e varfër nëse merrte 10 mijë lek mund të blinte 10 bukë, sot blen 8, pra çdo gjë është më pak edhe të hash buke në një familje është më pak.

Ndaj them, që vërtetë ekonomia është rritur por kemi pasur momente recensioni.

Nëse dikush mua më thotë që prodhimi i brendshëm bruto është dyfishuar në vlerë, unë i them sa ka qenë inflacioni.

Si e bën ti deflatorin a po blej unë me kaq lekë, me aq sa e kam pagën, aq sa kam blerë më përpara apo po blej më pak, kështu bëhet analiza”, tha Xama.

Share it :