Aksident në aksin Gjirokastër-Mashkullorë, plagosen tre persona

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Gjirokastër-Mashkullorë, ku si pasojë janë plagosur tre persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Gjirokastrës.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Volksvagen-Golf” dhe një makinë tjetër tip “Mercedes-Benz”. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Share it :