Nga dritarja e shtëpisë së tij ku ndodhet nën masën e arrestit, Sali Berisha tha se Drejtësia amerikane e ka kapur në flagrancë Edi Ramën.
Berisha: Të dashur miq, sot çdo pushtet është përqendruar në një dorë, në dorën e keqbërësit më të madh pas Enver Hoxhës që shqiptarët kanë pasur në krye. Është përqendruar në një dorë të hajdutit më të madh në historinë e shtetit shqiptar. Është përqendruar në një dorë të një krimineli kombëtar dhe ndërkombëtar, që quhet Edi Rama. Çdo minutë, çdo orë dhe ditë që kalon më i rëndë bëhet turpi mbi shqiptarët që tolerojnë një kryeministër të inkriminuar, një kryeministër që ka kryer krime të shëmtuara ndaj vendit të tij dhe ndaj udhëheqësit të NATO-s, vendit të madh të lirisë, SHBA.
Miqtë e mi, kjo është flagrancë. Drejtësia amerikane e ka kapur në flagrancë Edi Ramën. Edi Rama duhet të arrestohet, të arrestohet nga ju, të arrestohet nga ju dhe vetëm nga ju. Edi Ramën duhet të arrestojnë shqiptarët. Të mos presin mandatet e arrestit të FBI apo të ndokujt tjetër. Shqiptarë në këmbë për të arrestuar një kriminel që rekruton, që korrupton kryezbuluesin e vendit partner për të shkatërruar opozitën shqiptar. Shqiptarët duhet ta arrestojnë vetë këtë kriminel që paguan para droge, para krimi, për të shkatërruar opozitën shqiptare.