Gjykata Kushtetuese sërish vendim pro qeverisë: Marrëveshja Itali-Shqipëri është në përputhje me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se marrëveshja Itali-Shqipëri është në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese ka vijuar gjyqin me dyer të mbyllura për marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë sa i përket kampit të refugjatëve në Gjadër të Lezhës.

Traktati i Miqësisë Shqipëri – Itali i vitit 1995 ishte materiali I fundit që mori në shqyrtim trupa me nëntë anëtarë. Sipas përfaqësuesve të qeverisë ky është dokumenti mbi të cilin u realizua edhe pakti i pritjes së azilkërkuesve.

 

Por në dosjen e shqyrtuar në këtë seancë u vendos edhe kundërshtimi i opozitës ku thuhet se protokolli bie ndesh me traktatin pasi dokumenti i vitit 1995 bënte fjalë për flukset migratore që shkonin nga Shqipëria në Itali dhe jo me emigrantët e vendeve të treta.

 

Gjithashtu opozita ka dorëzuar si provë edhe një analizë të gjatë të “Amnisty International”, e cila thotë se protokolli në tërësi është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Mbledhja me dyer të mbyllura të anëtarëve të Gjykatës u parapri me protesta të shoqërisë civile.

 

Dhe në përfundim të këtij ballafaqimi tanimë 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vlerësuar se marrëveshja Rama –Meloni është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë.

https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/01/29/vendimi-per-emigrantet-manjani-kemi-gjykaten-me-antikushtetuese-qe-kemi-patur-ndonjehere/

https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/01/29/miratimi-i-marreveshjes-per-emigrantet-nga-kushtetuesja-reagon-bardhi-asnje-surprize-nga-vali-bizhgat-ne-gjykate/

 

 

 

Share it :