Mbajti mbyllur familjen dhe i monitoronte me kamera/ Zbardhet dëshmia e Jetnor Zhabolit: Ja pse e bëra

Jetnor Zhaboli, 35-vjeçari që mbante të ngujuar familjen e tij ka marrë një masë arresti me burg për 20 ditë.

Në dëshminë e tij, Zhabolli deklaroi se arsyeja e veprimeve të tij ishte frika dhe se gjithçka e bëri për t’i mbrojtur ata.

“Gjithçka e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi pasi kisha frikë për ta”, tha ai.

35-vjeçari akuzohet për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes, pasi prej më shumë se 1 viti mbante mbyllur në banesë familjen.

Zhaboli kishte përshtatur banesën e tij në një burg për familjarët e tij, mes të cilëve nënën e tij, gruan dhe dy fëmijët 3 dhe 9 vjeç të cilët ishin të monitoruar gjatë gjithë kohës me kamera sigurie.

Share it :