Nis gjyqi ndaj grupit të trafikantëve shqiptarë në Francë, 18 persona nën akuzë

0
110

Gjyqi i një rrjeti të gjerë trafikantësh droge është hapur të hënën më 26 janar në gjykatën penale të Rennes në Francë. 18 persona akuzohen se kanë marrë pjesë në trafik heroine. Ata operuan në Ille-et-Vilaine, por edhe në rajonin e Nicës.

Hetuesit nga seksioni i kërkimit në Rennes çmontuan një rrjet të vërtetë të organizuar dhe orkestruar nga shqiptarët. Në paraburgim ndodhen tre persona, mes të cilëve edhe kreu i kësaj organizate.

Hetimi filloi në korrik 2019 dhe drejtohet nga juridiksioni i specializuar ndër rajonal i Rennes (Jirs). Bëhet fjalë për akte të trafikimit të lëndëve narkotike, importimit të lëndëve narkotike nga një bandë e organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore nga një bandë e organizuar dhe shoqatë kriminale. Hetuesit bazohen në një raport të parë të marrë në shtator 2018 dhe në “veprimet e dyshimta të një individi me kombësi shqiptare, 45 vjeç, me precedentë penalë”, detajon Philippe Astruc, prokurori publik i Rennes.

Pas gati dy vitesh hetime, një operacion u krye në mars 2021. U mobilizuan më shumë se 150 policë, nga shërbime të ndryshme: ushtarë nga seksioni i kërkimit në Rennes, por edhe nga Marseja, nga dega GIGN e Nantes ose toga e ndërhyrjes të skuadronit të lëvizshëm të xhandarmërisë Mayenne. Ky operacion i madh rezultoi në arrestimin e 16 burrave dhe një gruaje, të moshës 19 deri në 57 vjeç.

Gjatë kontrolleve të kryera në Rennes dhe Ille-et-Vilaine, u sekuestruan rreth 3 kilogramë heroinë, 50 mijë euro në prerje të vogla, disa pistoleta, por edhe makina, autovetura të mëdha të përdorura për të marrë drogën në Holandë. Heroina më pas shitej në Ille-et-Vilaine dhe në juglindje të Francës falë tregtarëve të vegjël vendas.

Hetuesit evokojnë një rrjet të vërtetë, “të orkestruar nga shtetas shqiptarë të vendosur në territorin kombëtar, në lidhje me rrjetet lokale, veçanërisht në Ille-et-Vilaine dhe në rajonin e Nicës”, nënvizon Philippe Astruc. Në paraburgim ndodhen tre persona, mes të cilëve edhe kreu i kësaj organizate. Tre të pandehur tashmë janë dënuar për trafik droge. Të 13 personat rrezikojnë një dënim me dhjetë vjet burg, një dënim i dyfishuar për përsëritësit e veprës penale. Janë lëshuar edhe pesë urdhër-arreste për autorët e arratisur.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here