Pas alarmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e fruthit, edhe në vendin tonë janë konfirmuar rastet e para.
Mjekët epidemiolog e cilësojnë si shpërthim të fruthit, pasi gjashtë fëmijë janë të afërm mes tyre, ndërsa të tjerët kanë pasur kontakte me ta. Fëmijët janë të moshave nga 1, në 7 vjeç.
Me shfaqjen e fruthit rritet rreziku i epidemisë se kësaj sëmundjeje që përhapet shumë shpejt në Tiranë , Durrës dhe Fier ku, është rritur numri i fëmijëve të pavaksinuara gjë të cilën e pranoi edhe drejtorja e ISHP se vaksinimi me doze të parë ka zbritur në 86%.
Por situata epidemiologjike duket se po rëndohet edhe më përsa kohë qarkullon grip, covid e viroza të shumta. Madje shifrat që raportohen për për infeksione respiratorë në javën e tretë të vitit janë 17 mijë duke u afruara në limitet kur epidemiologët mund të konsiderojnë epdiemi gripi.
I ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto” Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog u shpreh se në sezonin e dimrit tashmë shifrat sa vijnë e rriten duke treguar se për vite me radhë, programi i vaksinimit nga frythi dështon në mënyrë të vazhdueshme
Deklarata e tij: ‘Në vitin 2018 Shqipëria ka raportuar 1466 raste, patjetër dhe në atë rast, rastet ishin më shumë seç raportoheshin.
Mbaj mend edhe nga Covidi që të gjithë raportuam treqind e tridhetë mijë raste në të gjithë pandeminë, pra 1 shqiptar në 8. Nuk po them se të gjithë, por thuajse të gjithë e kaluam nga një herë covidin.
Pra, këto numra janë nën raportime dhe kur bën nën raportime ke disa probleme. Së pari ke probleme ligjore pasi nuk po bën atë punën tënde siç duhet ta bësh, por ajo që në këtë moment neve na intereson më shumë është se publikut duke mos i dhënë problematikën në shkallën e duhur, atëher me të drejtë edhe ata shqetësohen me problematikën.
Pra bazohen se nëse nuk ka të dhëna zhduket problemi, por problemi i madh është se virusi këtë gjë nuk e di. Është klasik që në sezonin e dimrit shifrat janë në rritje dhe me vite tregon se programi i vaksinimit nga frythi dështon në mënyrë të vazhdueshme, pra as kjo nuk është diçka e re e megjithatë duket se shumë pak po bëhet në këtë drejtim.’