Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket marrëveshjes së emigrantëve të nënshkruar nga Rama-Meloni.
Strazimiri është shprehur se “Dred Scott v. Sandford” është një vendim skandaloz dhe njëkohësisht historik i Gjykatës Supreme të SHBA i vitit 1857, në prag të shpërthimit të luftës civile.
POSTIMI
“Dred Scott v. Sandford” varianti shqiptar: nga 9 gjyqtarë kushtetues, 8 janë skllevër të lumtur…
“Dred Scott v. Sandford” është një vendim skandaloz dhe njëkohësisht historik i Gjykatës Supreme të SHBA i vitit 1857, në prag të shpërthimit të luftës civile.
Në këtë proces, Gjykata e Lartë e SHBA vendosi se skllevërit nuk ishin qytetarë të Shteteve të Bashkuara dhe, për rrjedhojë, nuk mund të pretendonin mbrojtje nga qeveria federale ose gjykatat.
Vendimi, gjithashtu thoshte se Kongresi nuk kishte autoritet për të ndaluar skllavërinë në një territor federal.
Nga 9 anëtarët e gjykatës, 7 ishin jugorë, pronarë skllevërish.
Vetëm 2 prej tyre ishin veriorë, vendosmërisht kundër skllavërisë.
Vendimi po ashtu 7/2, totalisht në konflikt interesi, në disrespekt absolut të Kushtetutës së SHBA dhe parimeve të saj, të shkruara në gërmë e të përçuara në frymë.
Si pasojë, shtetet veriore të SHBA refuzuan ta zbatojnë këtë vendim, duke e konsideruar si fyerje për dinjitetin njerëzor, parimeve të besimit në Zot, dhe konceptit të drejtësisë në vetvete.
Pas kësaj ishte e qartë se Kushtetuta dhe respektimi i drejtësisë nuk i mbante dot më bashkë, dhe amerikanët konsideruan se bashkëjetesa në këto kushte padrejtësie nuk mund të vazhdonte…
Filluan luftën civile pak kohë më vonë, dhe pjesën tjetër të historisë e dini.
Roger B. Taney, kreu i Gjykatës Supreme të kohës, është ende sot një figurë që ilustron se çfarë turpi mund të bëjë një gjykatë e padrejtë.
Ende sot, portreti i tij i varur në ambientet e brendëshme të Gjykatës Supreme të SHBA në Ëashington D.C., u tregohet me gisht vizitorëve, së bashku me historinë e turpit.
Një “Dred Scott v. Sandford”, vatianti shqiptar, ndodhi edhe këtu ditën kur Gjykata Kushtetuese refuzoi të legjitimonte 1/5 e deputetëve të opozitës, në një padi thelbësore për ekzistencën e opozitës pra demokracisë, pavarësisht se Kushtetuta ua jep këtë të drejtë të pakufizuar në mënyrë eksplicite! Në gërmë.
Ky vendim, identik me “Dred Scott v. Sandford”, për nga paturpësia në kundërshtimin e gërmës së Kushtetutës dhe, përbuzja e parimeve të së drejtës, u mor në raportin 8 me 1.
Dmth 8 nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, vendosën se opozita nuk ka të drejtë edhe nëse Kushtetuta ua njeh të drejtën fjalë për fjalë, madje edhe pse në të paktën 15 vendime, vetë Gjykata Kushtetuese e ka argumentuar në jurisprudencën e prodhuar në vite.
Si çdo skandal i ngjashëm me rastet degjenerative të ndodhura më parë në një shoqëri perëndimorë, edhe ky i Gjykatës sonë Kushtetuese nuk mund të mos jetë edhe më i payndyrë…
7 gjyqtarët supremë të “Dred Scott v. Sandford”, ishin vetë opresorë, pronarë skllevërish dhe morën një vendim për të ruajtur xhepat e pasuritë e tyre.
8 gjyqtarët tanë kushtetues janë thjesht skllevër të opresorit… e ç’është më e keqja, ndjehen mirë me skllavërinë tyre dhe me vetë skllavëruesin që i çoi aty…
Janë lloji më i ndyrë e i dëmshëm i skllavit, janë skllevër të lumtur!
Sot, e njëjta Gjykatë Kushtetuese, ka vendosur një tjetër standard skandaloz, në disrespekt të Kushtetutës dhe ligjeve, interesave e praktikës ligjore e diplomatike të vendit me noterizimin e marrëveshjes Rama-Meloni.
Këtu nuk do ndodhë asgjë pas kësaj, ashtu siç nuk ndodhi asgjë pak javë më parë kur “Dred Scott v. Sandford” (varianti shqiptar) përdhosi thelbin e sistemit tonë kushtetues: demokracinë dhe paprekshmërinë e opozitës.
Me gjasë jemi një shoqëri me shumicë skllevërish të lumtur, si gjyqtarët në fjalë, dhe kësisoj nuk do të ketë as luftë civile e as reagim… si në Amerikë, në 1857, sepse edhe “Amerika” vetë nuk po na urdhëron ta bëjmë…
Ndjehet mirë kështu siç na ka…
KAQ!