Vendimi i GjK, Nesho: Rama po kapet pas të djathtës ekstreme për të ruajtur pushtetin e tij

Në emisionin ‘Task Force’ është trajtuar tema: Gjykata Kushtetuese  ‘noterizon’ marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët.

I ftuar për të folur për këtë çështje ishte diplomati Agim Nesho.

Nesho u shpreh gjatë intervistët u shpreh se Rama po kapet pas të djathtës ekstreme për të ruajtur pushtetin e tij.

NESHO: Nuk prisja asgjë për arsye se vetë kryeministri në gjithë takimet e tija ndërkombëtare shpresonte që ky ligj do të kalonte dhe marrëveshja Rama-Meloni do të zbatohej sa më shpejt.

Nuk ishte asnjë dyshim për këtë ashtu siç nuk kemi dyshim që të gjitha organet dhe institucionet e drejtësisë në një farë mënyre janë të kapura. Na vjen shumë keq që Gjykata Kushtetuese dhe nga ana e diskutimit që u bë në studion tuaj ne shikojmë mangësi në arsyetimin e saj gjë që duket  që dhe nga trajtimi i çështjes për procedurë kalimi i autorizimit përmes Presidentit që janë marrë si precedent nga ‘Vendimin për detin’ nga Gjykata Kushtetuese e mëparshme në 2016.

 

Kjo e tregon qartë se është një justifikim sepse vërtet ‘Traktati i Miqësisë’ është një traktat kuadër por në të gjitha rastet trajtimi i çështjeve të marrjes së autorizimit është një proces tjetër i veçantë.

 

Por ajo që unë dua të them është në aspektin politik. Ne këtu po shikojmë që ky regjim autokratik i zotit Rama nuk zbatohet as në ligj dhe as në Kushtetutë por zbatohet vetëm në marrëveshje të errta dhe kjo marrëveshje Rama- Meloni do të njihet si një nga aktet më të errta në marrëdhëniet midis vendet ku shikohen vetëm interesat personale si të Melonit dhe të Ramës.

 

Duhet të kemi parasysh  disa vite më përpara Meloni përkrahu Ramën, Vuçiçin dhe kryeministrin maqedonas në vizitën e tyre pas Samitit të verave, ishte një nga të pakta lidera evropiane të pranonte një mikpritje të ‘tre muskëtjerët’ të Ballkanit të Hapur dhe sigurisht shprehja e Ramës unë e bëj këtë për Melonin dhe nuk e bëj për asnjë interes tjetër tregon që Rama tashmë po shikon të ardhmen e tij dhe jo interesat e Shqipërisë për ta kthyer Shqipërinë në një gropë septike siç e ka kthyer, por interesat e tij për tu lidhur me element të ekstremit të djathtë për çdo ndryshim gjeopolitik sot në botë.

 

Është si kryeministri në Bosnjë i cili përpiqet që të mbajë afër kryeministrin e Hungarisë ky ka kapur Italinë për arsye sepse mendon që duke u bashkuar me të djathtën ekstreme do të jetë një periudhë konjuktoriale që do ti mundësojë mbatjen e pushtetit të tij. Janë vetëm interesat personale të kryeministrit që po e çon Shqipërinë drejt degradimit.

 

 

 

 

Share it :