Xhaferri: Dramat sociale që rrëzojnë propagandën e pështirë të Veliajt!

0
84

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të zonës së ish-komunales, të cilëve Bashkia e Tiranës i kishte skualifikuar nga marrja e bonusit të qerasë, që pas tërmetit 2019.

‘Drama sociale e këtyre banorëve është në lartësinë e propagandës së pështirë të Erjon Veliajt, që në rrjete sociale dhe mediat e qeverisë del duke përqafuar e strehuar edhe qentë, në një kohë që me mijëra qytetarë të Tiranës janë në qiell të hapur’, shkruan Xhaferri në Facebook.

Postimi i plotë: 

Rreth 50 familje që jetonin tek ish godina e komunales që prej tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019 janë në mes të 4 rrugëve në qiell të hapur, teksa Bashkia e Tiranës u ka ndërprerë bonusin e qirasë.

Drama sociale e këtyre banorëve është në lartësinë e propagandës së pështirë të Erjon Veliajt, që në rrjete sociale dhe mediat e qeverisë del duke përqafuar e strehuar edhe qentë, në një kohë që me mijëra qytetarë të Tiranës janë në qiell të hapur.

Këto skena të rënda në dyert e bashkisë dhe nën hijen e kullave të krimit janë pasojë e kriminalizimit të votës për llogari të sektit më të rrezikshëm që ka njohur ky vend.

Më këtë kastë të korruptuarish që janë vënë në shërbim të krimit kundër qytetarëve, nuk ka kompromis, vetëm përballje!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here