Avionët i zëvendësojnë azilantët/ Gjadrit do t’i prishet qetësia, pritet nisja e ndërtimit të kampit

Baza ushtarake e Gjadrit e konsideruar në periudhën e komunizmit në 5 më sekreteT në Shqipëri, tashmë do të shërbejë për strehimin e azil kërkuesve.

Në zonë prej vitesh ka rënë qetësia, ndërsa pas pak muajsh aty do vendosen 3 mijë emigrantë, forcat e sigurisë dhe stafi mjekësor.

Prej më shumë se 20 vitesh bazën ushtarake të Gjadrit e ka kapluar qetësia

Dikur nën shurmën e avionëve dhe oficerëve dhe efektivëve të aviacionit, sot shërben për ato pak kafshë që e vizitojnë.

Pista e aviacionit është e bllokuar nga blloqe betoni të mëdha, ndërsa godinat që shërbenin për të jetuar oficerët dhe ushtarakët janë thuajse të rrënuara.

Edhe në fshat jeta tashmë ecën me ngadalë dhe e qetë.

Pas pak javësh gjithçka do të ndryshojë.

Me financimin e Italisë jeta në një nga bazat që në periudhën komuniste konsiderohej top secret, do të fillojë ndërtimi i kampit.

Vendin e punonjësve aty do ta zënë 3 mijë mijë klandestinët që pasi të zbresin në Itali do të zhvendosen në këtë kamp.

Gjykata kushtetuese tashmë ka firmosur marrëveshjen Rama – Meloni duke e cilësuar të ligjshme.

Marrëveshja parashikon që 3 mijë emigrantë do të qëndrojnë në pritje të marrjes së azilit.

Përfituesit do të rikthehen në Itali e të tjerët riatdhesohen.

Kuotat e mbetura bosh do të plotësohen më pas nga të tjerë.

Baza ajrore e Gjadrit filloj të ndërtohet nga viti 1969 për të përfunduar në vitin 1970.

Pistës së uljes së avionëve iu shtua dhe tyneli prej 600 metërsh në formë ‘U’-je që mund të strehojë rreth 50 avionë sëbashku me personelin.

Avioni i parë në të u ul në 10 korrik 1973.

Share it :