Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin J. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Share it :