(EMRI) Kush është noterja që iu vendos tritol në zonën e “ish-Bllokut”, ja detajet e ngjarjes

0
110

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në zyrën e noterisë të Esmeralda Dautit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesiti, ndërsa nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Burimet mediatike bëjnë me dije se noterja po merret në pyetje.

‘Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve’, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here