“Ishte në shërbim të Ramës dhe Veliajt”/ PD: Shkarkimi i presidentes së urdhrit të psikologut një akt për t’u përshëndetur !

Partia Demokratike ka përshëndetur shkarkimin e presidentes së Urdhrit të Psikologëve Valbona Treska me votën e 204 anëtarëve.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar, SIlvi Bardhi në një deklaratë për mediat thotë se ajo u gjet në shkelje të rëndë për korrupsion.

Sipas Bardhit, Treska ndërpreu edhe shërbimin politik ndaj Edi Ramës dhe Erjon Veliajt, të cilëve u doli në krah në fushatën e 14 majit, kundër kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.

Deklarata e plotë:

Në një akt ndershmërie profesionale dhe kurajoje qytetare, Urdhri i Psikologut, me votën e 204 anëtarëve ka shkarkuar Presidenten e Urdhrit të Psikologëve, Valbona Treska.

Ajo u gjet në shkelje të rëndë për korrupsion.

Në 20 pikat e argumentimit të Asamblesë, Treska ka pasur mungesë transparence në vendimmarrje, përgjigje dhe publikime të vonuara të vendimeve, trajnime të kushtueshme për psikologët, deri në 1 mijë e 400 euro, si dhe në konflikt interesi. Keqmenaxhim të Komisionit të Etikës. Gabime të formës dhe përmbajtjes në dokumentacion dhe mosmbajtje përgjegjësie për to. Mungesë e etikës së komunikimit nga administrata dhe drejtuesit e Urdhërit të Psikologut.

Lista vazhdon.

Zonja në fjalë ra nën votat e kolegëve të cilët nuk ia falën shkeljet dhe korrupsionin. Po të kishte qenë për sistemin gjyqësor ajo do kishte vazhduar gjatë dhe e patrazuar duke shitur licenca.

Treska ndërpreu kështu edhe shërbimin politik ndaj Edi Ramës dhe Erjon Veliajt, të cilëve u doli në krah në fushatën e 14 majit, kundër kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.

Ajo nuk e duroi dot gishtin që kandidati i opozitës drejtoi kundër korrupsionit, por atë mori para dy ditësh nga kolegët e saj.

Partia Demokratike e përshëndet vendimin e Urdhrit të Psikologut dhe inkurajon të gjitha trupat profesionale në vend që të vendosin të parin parimin e ndershmërisë së profesionit dhe shërbimin ndaj publikut.

Share it :