Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zbardhur detaje nga diskutimet në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur sot në selinë blu.
Në një prononcim për mediat, ai tha se janë diskutuar të gjitha format e diversifikimit dhe përshkallëzimit ku paralajmëroi protesta në të gjithë vendin.
“Vendimet për të përjashtuar dhe shpallur armiq deputetët e opozitës, të cilët në seancën e fundit demonstruan krejtësisht brenda rregullores, me pankarta, tregon se regjimi ka një vullnet për të asgjësuar çdo gjë, forcë dhe kundërshtar që nuk mund të hyjë në kthetrat e tij. Rama po hedh hapat më të rrezikshëm të instalimit të një neodiktature.
PD është e vendosur të qëndrojë përballë dhe diskutuam format e diversifikimit dhe përshkallëzimit duke e çuar me mosbindje civile.
U diskutuan dhe format e përshkallëzimit që do të zbresim në të gjitha degët e Shqipërisë, do të ketë protesta në të gjitha rrugët”, tha Noka.
Ndër të tjera, deputeti demokrat foli dhe për 4 koordinatorët, për të cilët tha se do të jenë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë, ndërsa për Belind Këlliçin tha se do të jetë drejtues politik i Tiranës.
“Zyra e organizimit do të forcohet me 4 koodrdinatore, Këllëçi do të jetë drejtues politik i Tiranës. Janë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë. Çështje ditësh do të merrni vesh për bashkimin e PD-së”, tha Noka.
Koordinatorët e Gaz Spahia, Klevis Balliu, Aurel Bylykbashi dhe Arben Qirjako do të organizojnë aksionin opozitar në terren dhe do të vendosin si do të vazhdojnë protestat.