Pronat sërish në Kushtetuese, Vorpsi: Sot akoma nuk ka filluar puna për kompensimin e pronarëve

Kreu i shoqatës ‘’Pronësi në Drejtësi’’, Myrshit Vorpsi në një intervistë në Ora Neës foli për një ankimim në gjykatën Kushtetuese për pikat që nuk janë në përputhje me Kushtetutën për ligjin 77 të 2022. Vorpsi u shpreh se sot akona nuk ka filluar puna për kompensimin e pronarëve.

Vorpsi: Faktikisht kemi të bëjmë me një kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese sa i takon ligjit 77 të vitit 2022 i cili është një rishikim i ligjit bazë 133 për trajtimin e pronës në vitin 2015.

Ky trajtim ligjor në këndvështrimin tonë ka mangësi serioze.

Sot pas 7 vjetësh jemi në një situatë ku akoma nuk ka filluar puna për kompensimin e pronarëve.

Jo vetëm për kompensimin e pronarëve por edhe për trajtimin e dosjeve të vitit të largët 2008.

Po themi për një periudhë 30 vjecare sot, shteti shqiptar i ka trajtuar kërkesat e pronarëve vetëm për gjysmën e sipërfaqes së tokës bujqësore, pyllit dhe kullotës.

Share it :