Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon gjatë diskutimit për shifrat e ndotjes në kryeqytet, është shprehur se Tirana qenka kthyer në një dhomë gazi gjigante.
Sipas Telitit, deri në vitin 2013 pranë ISHP-së ka funksionuar një central i matjes së ndotjes gjatë 24 orëve, por ky ventral u hoq sapo Erion Veliaj u bë kryebashkiak.
‘Situata është alarmante, kur shikon ekspertët e fushës që të flasin me këto shifra. Të kesh fat të jetosh në një lagje, në një rrugë, të ballkonin, të kesh dritaren në një rrugë të shtëpisë tënde që e ka 7 herë më të lartë ndotjen, qenke me fat në Tiranë.
Nazistët kur donin me të vra të fusnin në dhomat e gazit, kurse këtu Tirana qenka bërë një dhomë gazi e madhe, ku ti nuk vdiske për disa sekonda, por ti për disa muaj i ktheje këmbët drejt perëndimit.
Si anëtarë të Këshillit Bashkiak të opozitës, do të ua propozoj dhe kolegëve, që të bëjmë një mbledhje të këshillit vetëm për këtë çështje.
Tirana qenka kthyer në një dhomë gazi e madhe, helmimi. Këtu vdiskan njerëz për hicgjë.
Kemi dëgjuar plot raste, ishte mirë e bukur, por vdiq.
Një mik im mjek më thotë se; Në kohën deri në vitin 2013, në ISHP ka qenë instaluar një central kontrolli 24 orësh. Centrali u hoq me ardhjen e Erion Veliajt në krye të bashkisë.
Pse nuk bëhen matje.
Po pse nuk e matim ndotjen e mjedisit në Tiranë. Sepse po të dalë ashtu siç thotë edhe raporti i profesorit Besnik Bare, Erion Veliaj nuk firmos më leje ndërtimi në Tiranë, Edi Rama nuk e mbledh dot më KKT-në dhe të miratojë kulla’, deklaroi Dorian Teliti