“Këtu s’flas dot,do e shohim jashtë kush është e përdala”, si degradoi debati mes Rikes dhe Ilnisës

Debati mes Rike Roçit dhe Ilnisa Agollit u përshkallëzua mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP”. Duke komentuar deklaratën e Ilnisës se “Rike ka kërcyer me të gjithë rruzullin”, vajzat vazhduan sërish përplasjet.

Rike shprehet se Ilnisa ka tentuar që të ketë komunikim me të, por ajo e ka bllokuar. Duke iu drejtuar gazetares, ajo i tha: “Të kam bllokuar se nuk jam false si ty. Ke tentuar edhe të më përqafosh por me mua nuk funksionon kjo. Nuk ke shanse dhe guxim të mi thuash në sy. Ty të dridhet buza kur flet me mua. E kam parë, të dridhet buza lart”.

Pas kësaj, Rike shton se ‘do ta shohim jashtë se kush është e përdala”.

Në një sqarim të bërë gjatë Prime-t, Ilnisa shpjegoi se deklarata e saj ishte pasi Rike “është vajzë që udhëton shumë”.

Arbri: Ti po thua që të bëhem unë budalla? Nuk e bëj dot, për mua ke bërë gabim. Kam një pyetje për Riken dhe Meritonin, çfarë raporti keni ju?

Rike: Meritoni është shok i njeriut tim të zemrës

Arbri: Unë nuk e kuptoj raportin shoqëror me gjithë këto të puthura

Ilnisa: Është një binom i çuditshëm ky

Meritoni: Të njëjtin raport që kishte me Romeon, që doli para një jave

Arbër: Me të nuk ke ndenjur kokë poshtë

Rike: Ishim në kazermë dhe kishim shumë ftohtë

Arbër: më është dukur pak më shumë se dashuri

Rike: Pse s’dalin videot ku rri te krevati i Vesës dhe përkëdhelem

Liço: Jam i bindur që dikush tjetër nëse do të të thoshte të njëjtën gjë, do mërziteshe

Rike: Ilnisa je e ligë! Ti të kesh turp. Je duke plasur nga inati, po ishalla të merr

Ilnisa: Fol mirë, se nuk tregon gjë post kulturës që ke

Rike: Xhelozia jote të bën për të qeshur. Unë në këtë shtëpi jam shoqe me të gjithë, përveç Ilnisës, sepse është xheloze. Ka një xhelozi, e vuan shumë

“Këtu s’flas dot,do e shohim jashtë kush është e përdala”, si degradoi debati mes Rikes dhe Ilnisës

Ndalimi i dinarit serb/ Osmani: Po diskutohen

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko