Ndalimi i dinarit serb/ Osmani: Po diskutohen disa opsione! Kushtetuta kërkon të kemi vetëm një valutë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që nga 1 shkurti vendosi të përjashtojë  nga qarkullimi dinarin serb.

Në një prononcim për mediat, Osmani deklaroi se janë duke u diskutuar një sërë opsionesh për vendimin e BQK-së.

Ajo thekson se duhet edhe të respektohet neni 11 i Kushtetutës së Kosovës, i cili kërkon që në Kosovë të ketë vetëm një valutë.

 “Sa i përket dinarit, dje me zotin Lajçak nuk kemi arritur ta diskutojmë këtë se kemi pasur shume tema për dialogun… Neni 11 i Kushtetutës kërkon që Kosova në qarkullim dhe përdorim ta ketë vetëm një valutë. Është për keqardhje që kjo nuk është zbatuar deri tani ashtu siç e kërkon Kushtetuta. Banka Qendrore e ka kryer punën e vet në përputhje me parimin e pavarësisë…

Kurse sa i përket zbatimit në praktikë të këtyre parimeve janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do të respektonin nenin 11 të Kushtetutës, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve dhe barten në llogari të reja në mënyrë që të mund të zbatohet pa asnjë problem dhe me përkrahjen e plotë të shteteve aleate”, tha ajo.

Ndalimi i dinarit serb/ Osmani: Po diskutohen disa opsione! Kushtetuta kërkon të kemi vetëm një valutë

“Këtu s’flas dot,do e shohim jashtë kush

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko