Noka: SKAP-i i dha sinjalin e qartë Ramës se pushteti mund të bëjë çdo krim elektoral dhe s’do hetohet

Në konferencën për shtyp me gazetarët, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar SPAK-un se që ditën e parë që u krijua, amnistoi krimin elektoral të pushtetit, me dosjet 184 dhe 339, ku përfshiheshin ministra, zyrtarë policor, kryetarë të bashkisve të rilindjes, deri dhe te vetë kryeministri.

Noka theksoi se SPAK i dha sinjal të qartë Edi Ramës se pushteti mund të bëjë çdo krim elektoral dhe nuk do të hetohet.

Noka: Është ky SKAP-i që ditën e parë që u krijua, akti dhe gjestin e parë që bëri, ishte amnistimi i krimit elektoral të pushtetit.

E mbani mend ju, dosja 339 dhe dosja 184 ishin dy dosje që bënë bujë në gjithë botën për përfshirjen e ministrave, zyrtarëve policorë dhe të kryeministrit, të kryetarëve të bashkive të rilindjes, në një krim të rëndë elektoral.

Po ju rikujtoj se në krijimin e tij, SKAP-i kishte tre shtylla të punës së tij. Krimi elektoral, krimi i organizuar, korrupsioni i zyrtarëve shtetërore.

Me shtyllën e parë që ka të bëjë me krimin elektoral, e pushkatoi vetë SKAP-i, i dha amnisti, dosjet i zhduku dhe e amnistoi.

Që në këtë moment u pa qartë se kjo organizatë që ishte krijuar për të dhënë drejtësi, vendosi një standard padrejtësie.

Me mbylljen e këtyre dy dosjeve, SKAP-i i dha sinjalin e qartë Edi Ramës dhe çdo shqiptari se pushteti mund të bëjë krim elektoral çfarë të dojë dhe nuk do hetohet.

Ka shqiptar sot në këtë vend që nuk e di se rilindësit, patronazhistët, policia, shërbimi, prokuroria, bandat, të gjitha janë të përfshira në blerje votash, dhunë dhe shantazh e terror të shqiptarët.

Edhe OSBE/ODIHR ka paraqitur një raport që qartëson përfshirjen e çdo instance shtetërore dhe joshtetërore në manipulimin e votave. SKAP-i ka pasur një synim gjatë këtyre zgjedhjeve, edhe Policia e Shtetit. Kanë denoncuar, duke fabrikuar letra për militantë të PD, që po punonin kundër pushtetit.

Kjo është një formë kërcënimi dhe shantazhi për anëtarët dhe militantët e PD dhe të opozitës.

Po ka njeri që thotë sot në Shqipëri që opozita paska blerë vota, përveçse SKAP-i me këtë veprim?

Po a ishte PD që hyri në zgjedhje me simbole të vjedhura, me fonde të rrëmbyera nga shteti, me zero lekë?

Këto SKAP-i nuk i sheh. SKAP-i me këtë veprim ka treguar qartësisht se misioni i tij është të luftojë opozitën, t’i shpallë luftë opozitës.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *