“Tirana kryeqyteti i ndotjes që pastron paratë e krimit!”

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pasi studimi i fundit fakton se Tiranë është ndër qytetet me ajrin më të ndotur në Evropë.

Xhaferri ka theksuar se ndotja është shkaktari i dhjetëra sëmundjeve më të cilat përballën banorët e Kryeqytetit, teksa ndër shkaqet kryesore mbeten ndërtimet pa kriter të dyshes Rama , që ndër vite e kthyen Tiranën në Bunkerin më të ndotur të Evropës.

Postimi:

Studimi i fundit fakton se Tiranë është ndër qytetet me ajrin më të ndotur në Evropë, me norma të ndotjes 20 herë mbi vlerën e rekomanduar nga OBSH.

Ndotja është shkaktari i dhjetëra sëmundjeve më të cilat përballën banorët e Kryeqytetit, teksa ndër shkaqet kryesore mbeten ndërtimet pa kriter të dyshes Rama Veliaj, që ndër vite e kthyen Tiranën në Bunkerin më të ndotur të Evropës.

Në emër të kullave  të kokainës zhdukën çdo hapësirë të gjelbër, çdo kënd lojërash dhe në emër të babëzisë u shndërruan në vrasës më pagesë.

Jeta  e prindërve tanë, e fëmijëve tanë është në rrezik për shkak të pangopësisë së këtyre monstrave, vizioni i të cilëve po kryen gjenocid mbi jetët e shqiptarëve.

Sikur të mos të mjaftonte medalja e arit për nivelin e ndotjes, Tirana është edhe Kryeqyteti Botëror i pastrimit të parave në ndërtim, sektor që ndër vite ka shkaktuar këtë nivel ndotjeje të paprecedentë.

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *