Pas studimit të kryer mbi nivelin e ndotjes së ajrit në Tiranë ku rezultoi se ishte me norma mbi vlerën e rekomanduar nga OBSH dhe madje në një gjendje tejet kritike, ka reaguar edhe sekretari i përgjtihshëm i PL, Tedi Blushi. Përmes një statusi në Facebook Blushi shkruan se ky është një alarm shumë serioz dhe se kullat e Erion Veliaj janë kthyer në vrasëse për të gjithë qytetarët .
Postimi:
Erion Veliaj po detyron banorët e Tiranës të “thithin” vdekjen!
Studimi profesional i Prof. Besnik Bare, ish-deputet i PS dhe ish-kryetar i PS të Tiranës, fakton se kryeqyteti është ndër më të ndoturit në Europë, me norma 20 herë mbi vlerën e rekomanduar nga OBSH.
Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës, tregojnë prezencën e grimcave vdekjeprurëse në nivelet nga 33.6 në 92.6 mikrogram/m3, shumë herë më e lartë se vlera e rekomanduar nga OBSH, 5 mikrogram/m3.
Në qendrat tregtare, në vendet e parkimit, vlerat arrijnë në nivele edhe më kritike kritike, deri në 352 mikrogram/m3.
Një alarm shumë serioz pasi shkenca ka provuar se këto grimca shkaktojnë sëmundje të rënda si hemoragjitë cerebrale, kanceri, infarktet, etj.
Studimi profesional i Prof. Bares është dëshmia se si Erion Veliaj po pasurohet me lejet e ndërtimit në kurriz të shëndetit të qytetarëve, të cilët rrezikojnë jetën vetëm nga oreksi i shfrenuar i Kryetarit të Bashkisë për t’u pasuruar.
Kullat e Erion Veliaj janë kthyer në vrasëse!
Jeta e prindërve dhe fëmijëve tanë është në rrezik serioz!