Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e dënimit të Shkallës së Parë për ish-efektivin e Policisë, Ludjan Zaimi, i cili akuzohet për vrasjen e kolegut të tij, Çaush Saliasi, ngjarje kjo e ndodhur brenda komisariatit numër 3 në Tiranë, më 23 Maj të vitit 2022.
Apeli e ka ulur dënimin me burg me 5 vite për Zaimin. Ai ishte dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, por tashmë do të kryejë një dënim me 30 vite burgim
Ludjan Zaimi, efektivi 25-vjeçari i Patrullës së Përgjithshme, që qëlloi për vdekje me armën e shërbimit kolegun Çaush Saliasi, pretendoi pas ngjarjes se ishte bullizuar dhe fyer në vijimësi prej tij. Autori ishte prej gati 1 viti e gjysmë punonjës i Patrullës së Përgjithshme. Plumbat e armës së tij ranë mbi efektivin tjetër të patrullës, 55-vjeçarin Çaush Saliasi, i cili mbante uniformën e policisë prej më shumë se 20-vitesh.
Gjithçka ndodhi pak para se dy efektivët të merrnin shërbimin e turnit të tretë. Plagët e rënda i morën jetën Saliasit, ndonëse u dërgua për ndihmë në spital.
“Më ofendonte shpesh. Edhe mbrëmë vazhdoi me këtë. Nuk durova dot më”, dëshmoi i riu në atë kohë, i cili ka shfaqur pendesë pas krimit.
Vendimi i Gjykatës së Apelit: