Aksident në aksin “Elbasan-Cërrik”, plagosen 4 persona

Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Elbasan-Cërrik”.

Automjeti me drejtues shtetasin A. P., 21 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. N., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, 1 pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin B. N. dhe 1 pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A. P., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *