Hakerët e “Homeland Justice” sulmojnë INSTAT

Hakerët iranianë “Homeland Justice” kanë bërë të ditur mëngjesin e sotëm se kanë sulmuar faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave.

Aktualisht faqja është e paaksesueshme nga qytetarët në motorët e kërkimit në Google.

“Paguani çmimin e injorimit të paralajmërimeve tona

Ndëshkimi juaj NUK do të përfundojë, ashtu siç keni dashur të jetë kështu…

Zoti i foli Moisiut në shkretëtirën e Sinait “ditën e parë” të “muajit të dytë” të “vitit të dytë” pasi izraelitët dolën nga Egjipti.”– shkruajnë hakerët në mesazhin e tyre.

Video Player

“InStat tani është OutStad!

Numrat dhe shifrat, statistikat…

Ata janë të gjithë kundër jush

Ju jeni armiku juaj i vetëm

INJORANCA juaj është Torturuesi juaj

Kushdo që edhe i afrohet

tabernakulli i Zotit do të vdesë…”- shkruajnë hakerët në një tjetër mesazh krahas dy fotove që tregojnë se kanë siguruar të gjitha të dhënat.

Hakerët e Homeland Justice kanë vërtetuar edhe njëherë sesa e lehtë është të vidhen të dhënat e shqiptarëve.

Nga ana e INSTAT ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me situatën.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *