Ishte duke punuar brenda në minierë, plagoset 52-vjeçari në Bulqizë

Një minator është plagosur në një nga galeritë private në Martanesh të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Batër Martaneshku, ku 52-vjeçari minator me iniciale O.H punonte si armator në galeri, por gjatë punës është aksidentuar si pasojë e shkëputjes së gurëve nga tavani.

I aksidenturi është vënë re nga kolegët e tjerë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas minatori u dërgua drejt spitalit të Bulqizës.

Sipas mjekëve, i aksidentuari ka pësuar fraktura në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia lokale dhe grupi hetimor po punojnë për shkaqet e aksidentit.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *