Një person i armatosur ka marrë peng të paktën shtatë punonjës në një fabrikë të grupit amerikan Procter & Gamble, në periferi të Stambollit .
Veprimi është kryer për të denoncuar operacionet ushtarake izraelite, të miratuara nga administrata amerikane, në Rripin e Gazës. Pamjet e publikuara nga shtypi turk tregojnë makinat e policisë që bllokojnë hyrjen në fabrikë, raporton media italiane.
Hyrja në fabrikë është bllokuar . Gazeta turke Cumhuriyet raporton se gjithçka ka nisur rreth orës 15:00 me orën lokale, 13:00 në Itali. Përveç policisë kanë mbërritur edhe disa ekipe mjekësore dhe rruga ku ndodhet fabrika është mbyllur për këmbësorët dhe automjetet.