Prej 10 muajsh nuk kanë marrë bonusin e qirasë dhe me gjithë apelin e përsëritur që kanë bërë ndaj bashkisë, familjet e prekura nga tërmeti i 2019 janë lënë në mëshirë të fatit.
Situata është e njëjtë në disa bashki të prekura nga tërmeti, të cilat nuk paguajnë bonusin pasi sipas tyre qeveria nuk ka paguar fondet e subvencionimit të qerasë.
Të ndodhur në këtë situatë rreth 100 familje të një pallati 13 katësh në lagjen 17 në Durrës kanë vendosur të kthehen në banesat e tyre, duke rrezikuar jetën.
Qeveria premtoi të rindërtonte banesat e prekura nga tërmeti, duke i ndihmuar banorët me bonus qeraje. Por ndërkohë që ka ende shumë palate të pandërtuar në Tiranë, Durrës, Lezhë, Laç dhe Fushë Krujë, bonusi është ndërprerë prej muajit mars të vitit të kaluar.
Ndonëse qytetarët e prekur kanë reaguar, qeveria “nuk e ka vënë ujin në zjarr” për muaj të tërë
Ndaj kësaj situate ka reaguar edhe kreu i PD në Durrës, Joni Myshketa, i cili tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë që po ndodh.
“Nuk ndodhemi ne Ukraine e as ne Rripin e Gazes, 2 rajone ne gjendje lufte, por ndodhemi pak metra larg qendrës se Durrësit, ku pamjet e objektit pas nesh, janë si ato te nje vendi te sapo bombarduar.
Gjendja e tij vazhdon e njëjte si sot gjate këtyre afro 5 viteve qe pas tërmetit te nëntorit te 2019-tes.
Ngerci i procesit te ndërtimit është si kapslleku qe ka vite qe e ka zëne qeverine ne pushtet
Edhe pse i pabanueshëm këtu po banojnë familje, por tragjedia ketu nuk ndodh vetëm ne brendësi te tij, por mund te ndodhe jashtë me shkëputjen e ndonjë pjese te dëmtuar. Pastaj cfare do behet?”, tha Myshketa.
Myshketa nënvizoi se banoret pas tërmetit natyror u duhet te perballojne një termet tjetër edhe me vrastar atë te neglizhences, arrogances e papërgjegjshmërisë se pushtetit kundrejt problemit jetik qe kane dhe detyrimit ligjor qe shteti ka kundrejt qytetareve te tij.
“Dikush duhet te mbaje përgjegjësi për demin qe u shkaktohet qytetareve.
Dikush duhet te mbaje përgjegjësi pse nuk ka filluar ende puna ne ketë objekt.
Dhe sa vite do te presin banoret deri sa te kene te mundur të gëzojnë pronën e tyre te blere me aq mund e sakrifica duke mos harruar qe 5 vite kane kaluar pa ngulur as edhe nje gozhde te vetme, ndërkohe qe kane mbi 10 muaj pa marre bonusin?
Pushteti duhet te shohe realitetin e trishte me sy e jo te na hedhe hi syve ne ditën për diell.
Si do te trajtohen banoret, pse nuk eshte levruar pagesa e bonusit dhe per sa kohe do te vazhdoje kjoi gjendje?/ Ditar.al