Qytetarët e Himarës në protestë para GJK: Lejoni Belerin të betohet, bashkia po qeveriset nga humbësit ! Po shkatërrohet besimi te shteti demokratik !

Qytetarët e Himarës kanë protestuar sot përpara Gjykatës Kushtetuese pas refuzimit të SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve që të lejojnë betimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë, Fredi Bleri.

Në kërkesën e tyre drejtuar GJK, ata kërkojnë që të caktohet një datë sa më shpejt të jetë e mundur për gjykimin e kërkesave që ka bërë Beleri.

Deklarata:

Sot jemi përpara GJK për të mbrojtur dhunimin e rëndë që po i bëhet kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili nuk po lejohet të betohet në detyrë.

E nderuar kryetarja e GJK, ju keni një datë për gjykimin e disa kërkesave që ka bërë Beleri, ankimi ndaj masës së paligjshme të sigurimit në institucionin e paraburgimit ka katër muaj që është përpara jush dhe nuk ka një datë për të. Gjykimi i shpejtë dhe i arsyeshëm është pjesë e drejtësisë që të mos pengohemi në rrugën tonë për ta kërkuar në drejtësinë evropiane.

Prej një muaj përpara jush është ankimi i refuzimit të Drejtorisë së Burgjeve për të dhënë leje për betim, vetë natyra e çështjes që paraqitet përpara jush është e një rëndësie të veçantë pasi ka të bëjë me sovranitetin e popullit.

Për të gjitha sa thamë më sipër, na lindin natyrshëm pyetjet:

1-A do të lejohen zgjedhjet e lira në Himarë?

2-A do të zbatohet neni 45 i Kushtetutës?

3-A do të ketë vlerë neni 4 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë?

4-A janë të drejtat kushtetuese të zbatueshme edhe për Bashkinë e Himarës dhe himariotët?

Këto pyetje kanë nevojë për përgjigje, dhe përgjigja e vetme është një datë e shpejtë për gjykim pasi bashkia po qeveriset prej humbëse gjë që po gërryen dhe shkatërron besimin te shteti demokratik të himariotëve.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *