Sherr për pronën në Lezhë, plagoset një person

Një konflikt mes dy personash ka ndodhur në Lezhë, si pasojë është plagosur njëri prej tyre.

Hil Plepi dhe Gjon Kola janë konfliktuar për çështje pronash, ku pas degradimit të sherrit, Kola është plagosur me thikë. Ai është transportuar drejt spitalit, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimin e rastit.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 12:30, në fshatin Zejmen, Lezhë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që shtetasi H.P. ka goditur me mjet prerës shtetasin Gj. K., të dy banues në Zejmen.

I dëmtuari ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *