Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të premte ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Nuk dihet nëse ai do të merret në pyetje në lidhje me aferën e sterilizimit apo për abuzimet në menaxhimin e fondeve të Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) nga BE ku ka dalë edhe emri i Ermal Kurtulajt.
GJKKO ka caktuar ndaj Ilir Beqajt masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me aferën e sterilizimit, ndërsa ai po hetohet dhe për korrupsion dhe fshehje pasuri në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC, por ende nuk ka një akuzë të ngritur ndaj tij. Oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontroll në banesën e Ilir Beqajt dhe kanë sekuestruar telefonin, kompjuterin dhe dokumente të tjera. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e 5 anëtarëve të tjerë të SASPAC.
Kujtojmë se çdo të premte, Ilir Beqaj duhet të paraqitet në orën 15:30 para oficerit të BKH-së, në lidhje me masën “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij