“Tigri” ka lënë “Luanin” e qeverisë pa gjumë

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar intervistën e mbrëmjes së djeshme nga arratia të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj apo ministres Belinda Ballukut në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ku sipas tij, kërkojnë ta bëjnë “kokë turku” për të vërtetat “e llahtarshme”.

Në një intervistë për “Kafe shqeto”, Çollaku u shpreh se “Tigri” ka lënë “Luanin” e qeverisë pa gjumë, duke iu referuar Ahmetajt dhe Ramës. Në lidhje me kërcënimet për vrasje, gazetari u shpreh se akuzat ishin direkte dhe sipas tij, është kronikë e një vrasje të paralajmëruar.

Çollaku deklaroi se ata janë të gjithë në një tryezë në bordin e së keqes, por drejtësia ka marrë një mesazh për të lëvizur. Sipas tij, Rama dhe Veliaj duhet të jenë të pandehur për inceneratorët.

“Arben Ahmetaj do të thoja, “Tigri” ka lënë “Luanin” e qeverisë pa gjumë. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë saktësisht njerëzit që duhet të jenë të pandehur për këtë histori. Njëkohësisht janë shumë gjëra thelbësore, mbase nuk do mbetemi vetëm te kjo historia e trafikut të drogës. Kanosja për vrasje. Akuza ishte direkte. Njerëzit, të cilët janë të trembur për këtë punë, kryeministri dhe kryetari i bashkisë në kontaktin e asaj çfarë tha ish-zv/kryeministri, janë njerëz të interesuar për vrasjen e tij. Është, larg qoftë, kronikë e një vrasje të paralajmëruar, por edhe paralajmërimi tjetër që partnerët i kanë këto dosje, këto materiale, këto kërcënime. Këta janë në një tryezë në bordin e së keqes, por drejtësia ka marrë një mesazh për të lëvizur. Nëse ajo do të heshtë sërish, do të pyesë Erion Veliajn, Edi Ramën a do t’ju hetojmë më tej, atëherë do të kthehemi tek kooperativat bujqësore, fatkeqësisht jemi në këtë rrugë, por ajo intervistë ka dhënë mesazhe të qartë, 60 milionë euro kush i ka marrë, ku janë. Konteksti i intervistës ishte se Ahmetaj e dinte ku janë paratë dhe se kush i ka. Dhe jo vetëm Ahmetaj, por edhe Mërtiri ishte larguar, një largim i dhunshëm për ta zëvendësuar me biznesmenë të tjerë, që në sfondin e pronësisë së kësaj sipërmarrje kriminale qëndrojnë kryeministri dhe kryetari i bashkisë. Pastaj Sekretari i Pergjithshëm dhe instrumentat e tjera janë garniturë që Prokuroria e Posaçme duhet të kishte mbaruar punë, por që sërish nuk është vonë.” – u shpreh Basir Çollaku.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *