Berisha u bën thirrje shqiptarëve: Të hënën të dalin para parlamentit për të mbrojtur të ardhmen e vendit

0
81

Arben Ahmetaj u deklaroi shqiptarëve se ndërsa merrej me laminatet dhe pllakat në banjon dhe kuzhinën e tij, nuk merrej me zhdukjen e 60 milionë eurove në Dubai, para të paguara nga taksapaguesit për ndërtimin e djegësit të Tiranës.

A ka dëgjuar ndonjë prej jush se çfarë u bë me 30 milionë euro që u faturuan në sipërmarrje të të moshuarve në azil të pleqve? Çfarë u bë me to?Dumani i partisë merret me pllakat dhe laminatet, por nuk merret me 130 milionë euro të zhdukura për ndërtimin e djegësit të Tiranës, për të cilin nuk ekziston asnjë gjurmë.

Të gjitha këto pra dëshmojnë rëndësinë jetike të protestës suaj.

E hëna është një ditë e madhe, është një ditë e bardhë, është dita juaj para parlamentit shqiptar.

Ndaj dhe unë u bëj thirrje demokratëve kudo që janë, u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestën e fuqishme të ditës së hënë para parlamentit për t’i rikthyer tempullin e demokracisë shqiptarëve të lirë, për t’i rikthyer parlamentin qytetarëve sovranë që kanë votuar, për të mbrojtur aty pluralizmin, për të mbrojtur aty të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme për qëndresën tuaj, për protestën tuaj.
Rrofshi ju, rroftë opozita, rroftë Shqipëria!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here