Inceneratori/ Lëvizja Bashkë kërkon hetim për Veliajn

0
86

Lëvizja Bashkë”, duke komentuar deklaratat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për lidhjet e Ramës dhe Veliajt me inceneratorët, deklaroi se skandalit të inceneratorëve i duhet shkuar deri në themel. Partia e drejtuar nga Arlind Qori deklaroi se mungesa e një hetimi të thellë dhe të pavarur ndaj Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht lidhjeve të tij të dokumentuara me projektin, është një dëshmi e qartë një sistemi drejtësie që ende larg nga standardet e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit.

Reagimi

SKANDALIT TË INCINERATORËVE I DUHET SHKUAR NË THEMEL

Projekti i incineratorit të Tiranës është një skandal i hapur që sfidon parimet më themelore të transparencës, drejtësisë dhe përgjegjësisë publike. Ky projekt, i cili premtonte zgjidhje për një nga problemet më të mëdha mjedisore të kryeqytetit, ka shërbyer si një vrimë e zezë ku janë zhdukur dhjetëra miliona euro, ndërsa përgjegjësit vazhdojnë të mbeten larg dorës së drejtësisë.
Denoncimet e fundit nga Arben Ahmetaj – ish-zv/kryeministër dhe ministër i Financave – hedhin dritë të re mbi një rrjet të thellë korrupsioni që përfshin figura të larta politike dhe biznesmenë të diskutueshëm, si Blerim Hoxha – një emër që përmendet për herë të parë në këtë kontekst dhe i cili tashmë është i njohur për rolin e tij në Rafinerinë e naftës në Ballsh. Ky rast i fundit është thjesht një kapitull i ri në një histori të gjatë abuzimi dhe keqmenaxhimi.
Veçmas, mungesa e një hetimi të thellë dhe të pavarur ndaj Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht lidhjeve të tij të dokumentuara me projektin, është një dëshmi e qartë një sistemi drejtësie që ende larg nga standardet e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit.
Është koha që të gjithë keqbërësit, pavarësisht pozitës apo ndikimit të tyre, të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Qytetarët e Shqipërisë nuk duhet të paguajnë çmimin e keqmenaxhimit dhe korrupsionit sistemor. Ne kërkojmë drejtësi, transparencë dhe një fund të prerë të kësaj fryme të pandëshkueshmërisë që ka mbizotëruar për shumë kohë në politikën dhe oligarkinë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here