“Prej vitesh, asnjë investim!”/ Ura e Milotit e dëmtuar, rrezik serioz për udhëtarët

Ura e Milotit drejt degradimit! Çdo ditë kjo urë rrezikon jetën e udhëtarëve, pasi mungesa e investimeve po e degradon atë me shpejtësi.

 

Hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve, mbrojtëset anësore prej hekuri janë hequr në një pjese të konsiderueshme të urës ndërsa gërryerjet në shtratin e lumit kanë nxjerrë këmbët e saj, duke rrezikuar shembjen.

Dëmtimet e dukshme të urës nuk kanë tërhequr vëmendjen e asnjë institucioni për të ndërhyrë për riparimin e saj. Alarmante e cilësojnë situatën drejtuesit e mjeteve të cilët shpesh kane apeluar për marrjen e masave.

 

Që prej ndërtimit të superstradës Lezhë-Laç ura e vjetër mbi lumin Mat nuk po merr vëmendje, pavarësisht se numri i automjeteve që kalojnë aty është i konsiderueshëm.

 

 

 

 

 

Share it :