Në takimin në Korçë, kreu i PL Ilir Meta ka propozuar grante me 10 mijë euro për çdo familje që do të krijojë fermën e saj dhe përjashtim për 5 vjet nga taksat.
“Rilindja ka patur politikë të qëllimshme shpopullimin e Shqipërisë dhe shfarosjen e blegtorisë. Sipas INSTAT, nga 349 mijë lopë në vitin 2017, sot nuk figurojnë as 200 mijë lopë. Dhe kjo situatë e përgjysmimit dhe shfarosjes është dhe më të imëtat, ndaj edhe çmimet e bulmetit janë rritur me 40%.
Politika e Partisë së Lirisë ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të prodhimit vendas, do të jetë në mbështetje të fermerit, do të jetë në mbështetje të gjithë atyre që duan të rrinë në fshatin e tyre, në vendin e tyre, në qytetin e tyre dhe që duan të prodhojnë dhe të jetojnë me djersën e tyre. Politika jonë është për t’i dhënë çdo familje një grant me të paktën 10 mijë euro për të krijuar një fermë, me lopë race apo me të imëta, dhe për t’i përjashtuar ata nga taksat për 5 vitet e para, në mënyrë që ata të konsolidojnë biznesin e tyre.”