Berisha: Një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës

0
99

Sali Berisha, gjatë protestës së sotme të qytetarëve poshtë banesës në mbështetje të tij, u ndal edhe te beteja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me qeverinë e Edi Ramës.

Sipas Berishës, një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës edhe pse kishte 700 mijë shqiptarë në mbështetje.Berisha: Qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë, misionarë të vërtetë trë guximit, lirisë dhe shpresës së shqiptarëve. Të dashur dhe të nderuar artistë, anëtar të Aleancës për mbrojtjen e njërit prej simboleve më të çmuar të kombit shqiptar, që me pasionin, dashurinë tuaj për teatrin, pasionin, dashurinë tuaj për artin dhe kulturën e këtij kombi, sakrifikuat në 7 vite në protestën më të gjatë, më qytetare, që Europa dhe bota ka njohur ndonjëherë. Më shumë se kushdo tjetër, qytetarët e Tiranës dhe mbarë kombit u janë mirënjohës për betejën epike në mbrojtje të teatrit. Në mbrojtje të vlerave të kulturës tonë, të artit nga barbaria, nga kartelet e drogës.

Të dashur artiste dhe artistë! Më shumë se kushdo tjetër ndaj jush janë borxhli, janë demokratet dhe demokratët e Tiranës, të cilët kurrë në asnjë rrethanë nuk duhet të lejonin dhe s’mund të lejonin asgjë tjetër përveç triumfit të kauzës tuaj. E keni thënë në mënyrë të përsëritur dhe e thatë dhe sonte, se fati i teatrit ishte fati i demokracisë në Shqipëri. Se rrënimi i teatrit nga barbarë defakto dëshmoi për rrënimin madhor të vlerave në këtë shoqëri dhe u ndoq me shpejtësi me rrënimin e demokracisë, ashtu si muret e Teatrit Kombëtar. Skena e tij, e gjithë qenia e tij u mposhtën nga droga, karteli i saj, Edi Rama, Erion Velaij. Atë fat pati dhe kanë në Shqipëri, demokracia shqiptare.

Përpjekja, beteja epike e artistëve për teatrin, e punonjësve do të frymëzojë qytetarët e Tiranës dhe shqiptarët drejt rikthimit të teatrit në legjendën dhe epikën e tij, në legjendën dhe epikën e luftës, betejës së pamposhtur që këta burra e gra, artistë të mrekullueshëm, qytetarë të vërtetë të Tiranës dhe Shqipërisë zhvilluan në mbrojtje të teatrit. Siç u shemb teatri, njëra pas tjetër u shembën në Shqipëri shtyllat e rendit kushtetues, u shembën në Shqipëri, shtyllat e demokracisë. Një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës megjithëse kishte 700 mijë shqiptarë në mbështetje, bëri që e keqja e pandalshme të ngadhënjejë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here