Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc të punës në terren.
Mësohet se në javë e fundit të janarit, deri sot, 19 persona janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa janë vendosur 9657 masa administrative.Në javën e fundit (29.01.2024 – 04.02.2024), Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka ndërmarrë veprime për të siguruar sigurinë rrugore:
-19 persona janë arrestuar për vepra penale në qarkullimin rrugor, duke përfshirë raste të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe për korupsion aktiv
9657 masa administrative janë vendosur për shkelje të ndryshme, duke përfshirë parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit, mosvendosje të rripit të sigurimit, dhe qëndrim të gabuar.
-42 raste kanë përfunduar me pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjobë.
-15 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara.
Policia Rrugore apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit për të garantuar sigurinë e të gjithë.”, -thuhet në njoftimin e policisë.