Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në në aksin rrugor “Bilisht-Korçë, ku u përplasën dy automjete.
Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes janë palgosur 5 persona, ndërsa një tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet.
“Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë”,- njofton Policia.
Të lënduarit po transportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.