Dhunë në familje, nënë e bir rrahin nusen në Librazhd

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në fshatin Kuturman të Librazhdit, këtë të diel. Një 24-vjeçar ka rrahur nusen e tij për arsye ende të paqarta.

Pas dhunës nga i shoqi, nusja e re është dhunuar edhe nga vjehrra e saj shtetasja (L.A 52-vjeç). Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në përplasje fizike mes palëve, ndërsa nënë e bir janë vënë nën hetim nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *