E konfirmon vetë ai, ish-partneri i Sara Gjordenit pritet të hyjë në BBV të martën

Këngëtari Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, që do të hyjë në shtëpi të martën. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Beba, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “BB Fun Club”.

“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai.

Vite më parë Endrik Beba është përfolur për një lidhje me Sara Gjordenin, teksa tashmë ai është i martuar dhe ka një djalë.

Në spektaklin e të martës pritet të futet në BBV edhe aktoja Cubi Metkaj.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *