Mbrëmjen e sotme folës dhe të pranishëm në protestën në mbrojtje të liderit të opozitës në Rrugën e “Shpresës” kanë qenë anëtarët e rezistencës “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, të cilët protesuan për rrëth dy vite në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, por që autokracia e shembi në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme.
Avokatja e njohur, Adriana Kalaj ka theksuar se ka ardhur koha që kjo autokraci të rrëzohet nga protestat masive të qytetarëve.
Sot pas 6 viteve protest ka shumë gjëra për të thënë për Tetatrin. Po anatemohemi për ditë neve pse jemi njerëz të lirë, pse vijmë këtu pa na diktuar askush, pa na urdhëruar askush dhe pa na bërë presion askush se do na heqin rrogën.
Vijmë këtu se e ndiejmë që ne sot duhet të jemi bashkë, ne sot duhet të jemi rreth kauzës që quhet Sali Berisha.
Unë nga natyra jam e drejtpërdrejtë…unë vij këtu për Sali Berishën ashtu siç kam qenë të Astiri, ashtu siç kam qenë të çdo njeri që ka nevojë…
E dyta, pse unë vij këtu është sepse unë jam e lirë dhe nuk kam frikë nga askush
E treta, jam këtu sepse kam bindjen se Teatrin do ta ndërtoje aty ku ishte vetëm Sali Berisha, se Sali Berisha është ai burrë që e mban fjalën
Siç e shikoni ne kemi qenë 46 herë në SPAK, dhe vetëm për kaq, sikur të kishtë drejtësi, për kallëzime të bëra nga qytetarët të lirë Erion Veliaj dhe Edi Rama duhet të ishin sot në burg.
Pas 46 herësh që ne kemi shkuar në SPAK, ne shohim vetëm heshtje…
Çdo ditë që kalon ne bindemi se SPAK është një strukturë e ngritur si zjarrëfikse…denoncova para 2-3 ditësh se e gjithë dosja Partizani, në fakt edhe unë jam me mendimin e miqve të mi, se ata e kanë hallin me emrin Partizani, ata kanë inatin pse u iku emri Partizani nga ai kompleks, nuk e kanë hallin me trojet të cilat kanë shkuar tek pronari real. Ka fallsifikime shumë të rënda në aspekt të regjistrimit të çështjes, ku rastësisht, çuditërisht…ditën që ai banditi vrasës që drejton ministrinë e Brendshme, gjoja depoziton kallëzimin penal, po atë ditë SPAK-u regjistron dhe kallëzimin penal. Është pak e çuditshme, jemi në nëntor të 2020-es, dhe nëse ju e dini e mbani mend shumë mirë, ishim në moment pandemie, po kështu me një rregullore të brendshme, ish-drejtuesi i SPAK-ut që në mars të 2020-ës nuk pranon asnjë shkresë që ta depozitosh fizikisht. Në këtë formë, unë nga kjo foltore i bëj thirrje të gjithë gazetarëve të shkojnë nesër në mëngjes të tentojnë të çojnë një shkresë apo të kërkojnë një informacion…dhe gjëja e parë që i pret te dera është, “çoje në postë”.
Çfarë ndodhi që Taulant Balla e dorëzoi kallëzimin dorazi?
Në 2022 Arben Kraja, duke parë se dosja Partizani kishte shumë problem, fut veten e tij në këtë çështje pa short, dhe duke anashkaluar shortimin elektronik…
Nëse një qytetar çdon një denoncim në SPAK, ata shpallin moskompetencë dhe nuk e marrin në shqyrtim, kur shkon një bandit si Taulant Balla ata ngrihen në këmbë dhe shkelin çdo rregull e ligj