Deklaratat e Ahmetajt, Tomor Alizoti për “Zërin e Amerikës”: Numri dy i kabinetit del dhe akuzon kryeministrin për kërcënimin e jetës!

0
113

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se në Shqipëri ka një qeveri mafioze dhe autokratë.

Teksa iu referua deklaratave të Arben Ahmetaj disa ditë më parë, ai u shpreh se për herë të parë ndodh që numri dy i qeverisë del publikisht dhe akuzon kryeministrin Rama se e ka kërcënuar me jetë.

Ndërsa për tensionet e sotme në Parlament, Alizoti tha se nuk mund të zhvillohen punime normale të Kuvendit kur ky institucion është i mbushur me punonjës të gardës.

“Si mund të vazhdojë punimet parlamenti kur ishte i mbushur me gardën. Është pozita e cila dikton se kush do jetë opozita. Opozita është e detyruar të kërkojë të drejtat e saj legjitime. Kjo tregon se demokracia ka rënë dhe autokracia

Në një qeveri në demokraci jep përgjegjësi para popullit, opozitës dhe institucione. Në Shqipëri kjo nuk po ndodh. Para disa ditësh numri dy i qeverisë del dhe akuzon direkt kryeministrin shqiptar për kërcënimin e jetës së tij dhe të familjes së tij. E qartë për publikun shqiptar që sot Shqipëria ka një qeveri mafioze ka dhe një qeveri autokratë që të kërcënon jetën. Kështu që opozita ndodhet përballë kësaj situatë të vështirë.

Ka një lloj opozitë artificiale që për mua është i prodhuar nga pushteti sepse rregullat demokratike në botë, ose demokracia edhe këtu ku jemi në Amerikë është një element i shumicës dhe jo i pakicës. Edhe në komunizëm ka pasur opozitë, por ka qenë opozitë ilegale. Ish Partia e Punës, PS po shkon në deligjitimimin e shumicës parlamentare dhe shumicës së votuesve”, tha ndër të tjera Alizoti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here