Ngjarje e rëndë në Fushë Krujë, gjyshi përplas aksidentalisht për vdekje mbesën e mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Krujë, ku pas një aksidenti ka humbur jetën një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Mësohet se e mitura është përplasur aksidentalisht nga M. Kaci që është njëkohësisht dhe gjyshi i saj, teksa po ecte indietro me makinën e tij.

Pas transportimit të menjëhershëm në spital fëmija nuk ka arritur që ti mbijetonte plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share it :