Noka pas mbledhjes së grupit parlamentar: Diskutuam deklaratat e Ahmetajt!Të kishte drejtësi, sot Qeveria do kishte rënë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, dha një deklaratë sot në përfundim të mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, e cila i paraprin protestës së opozitës sot në parlament në orën 17:00.

Flamur Noka nga Kryesia e Kuvendit tha: “Grupi parlamentar i PD diskutoi me shqetësim të madh situatën që vjen si pasojë e deklaratave të numrit 2 të Rilindjes, i cili qartësoi shqiptarët se kemi të bëjmë jo me një qeveri, por me një organizatë kriminale të tipit mafioz që kërcënon me jetë çdo njeri që i del kundër.
Deklaratat e Arben Ahmetajt në një nga mediat e këtij vendi ishte një alarm i madh se në Shqipëri ka dy organizata kriminale.

E para është qeveria që vjedh dhe vetëm vjedh, dhe që pronarët e inceneratorit për Tiranën është Erion Vleiaj dhe për inceneratorët e tjerë është Edi Rama.

Dhe e dyta se ka një organizatë kriminale tjetër të quajtur SKAP, e cila vepron me urdhër politik në prapavijë duke mbuluar gjurmët e krimit të organizatës së parë.

Pra, SKAP-i mbulon pronarin real të inceneratorit të Tiranës, Erion Vegliaj. Ju kujtoj deklaratën e Altin Dumanit se nuk ka pronar. Arben Ahmetaj rrëzoi deklaratën e Dumanit, duke thënë se pronari i inceneratorit është Erion Veliaj dhe një biznesmen me 40 përqind.

Të dhënat që tha zoti Ahmetaj janë rrëqethëse.

Në rast se në Shqipëri do të kishte një drejtësi të pavarur dhe këtu është një moment për SKAP-in për ta provuar veten, sot qeveria do të kishte rënë. Sot SKAP-i duhet të merrte të pandehur dy persona, Erion Veliaj dhe Edi Ramën dhe sigurisht bashkëpronarin e inceneratorit të Tiranës, një Blerim Hoxha.”

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *